Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në një status në Facebook, OSBE shprehet se duhet të zhvillohet një proces gjithëpërfshirës, që synon të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.
“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thuhet në reagim.
Kur duhen edhe 2 ditë që të përfundojë afati për dorëzimin zyrtar të kandidatëve për President të Republikës, ende nuk ka asnjë emër për t’u hedhur për votim në raundin e parë të përcaktuar të zhvillohet të hënën e 16 majit, ora 17:00.