Një përplasje e paprecedentë ka ndodhur në kuvend ditën e djeshme (12 Maj) mes deputetëve të opozitës gjatë seancës plenare së kësaj të enjteje.
Ka qenë deputeti demokrat, Edmond Spaho, mbështetës i Berishës, që është debatuar me deputetin tjetër të PD-së, Gazment Bardhi.
Në lidhje me këtë deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një intervistë për Ora Neës, tha se për mënyrat se si ka vepruar, duke thënë se di një krim dhe se thotë do të përgjigjet penalisht në prokurori.
Tritan Shehu: Ajo nuk ka lidhje fare mes deputetëve, ai ishte problem i një meskiniteti i atij që quhet Gaz Bardhi dhe asgjë më tepër. Për ato që ka bërë dhe për mënyrat se si ka vepruar, duke akuzuar dhe duke thënë se di një krim dhe e fsheh, ai do të përgjigjet penalisht në prokurori edhe për fshehje krimi. Kaq kam për të thënë, nuk ia vlen të merresh me Gaz Bardhin, nuk ia vlen të ulësh veten më të.