Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur edhe te deputeti i PD-së në Qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj i cili ka zaptuar selinë e partisë duke mbajtur çelësat.
Sipas Berishës, ky është një biznesmenë i lidhur me qeverinë dhe një biznesmeni të tillë i diktohet gjithçka, për interes të Edi Ramës.
Berisha: Kjo lëvizje apo revolucion ndau disa gjëra. Duhet thënë se ndau opozitën e vërtetë nga pseudo opozita dhe kjo ishte një fat i madh për Shqipërinë.
Ai që këtu mban çelësat është një biznesmen dhe unë kam respekt për çdo biznesmen, por kur është biznesmenë me qeverinë përbën një problem pasi i diktoin të tjetër tenderin, i diktojnë pallatin dhe i diktojnë shumë gjëra. Nuk është vetëm ai këtu, në këtë mes, Edi Rama pasi u faktua se ku është shumica e demokratëve dhe PD-së bën gjithçka me një vendin anti kushtetues anti ligjor të mbajë pezull çështjen dhe këtu për fat të keq ndërhyri edhe guvernatorja ambasadorja amerikane.
Rama shfrytëzoi elementë si Lulzim Basha, Enkelejdi dhe ky Kapllanaj këtu.