Një 47-vjeçare është gjetur e vetëvarur mëngjesin e sotëm në banesë në Selenicë nga babai i saj.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
“Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.