Nja aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll.
Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.
Viktima është një 40-vjeçar, polic në burgun e Shënkollit.
Mediet raportojnë se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Ky është aksidenti i dytë me vdekje në rrugët e Shqipërisë brenda 2 orësh.
Rreth orës 15:30 një 31-vjeçar duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga në fshatin Fierseman të Divjakës dhe ka ndërruar jetë.