Pas tërheqjes ruse në Kharkiv, shumë po kthehen në qytet. Këtë e raporton agjencia Ukrainska Pravda që citon deklaratat e kreut të rajonit, Oleg Sinegubov.
“Njerëzit po kthehen në qytetin e Kharkiv, të paktën 2000 persona kthehen çdo ditë. Tani duhet të zgjidhim problemet e strehimit, sepse rreth 4000-5000 njerëz jetojnë ende në metro.
Duhet të sigurojmë të paktën strehim të përkohshëm në pritje të ndërtimit të të rejave”, shtoi ai.