Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ‘Misto Mames’.
Mësohet se autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio është përplasur me një kosh mbeturinash.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasagjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Siç shihet dhe nga fotoja, autobusi ka devijuar sipër trafik ndarëses.