Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar fushatën e zgjedhjes së kreut të PD-së në Kukës. Në fjalën e tij Berisha ka hedhur akuza duke thënë se Kryeministri Rama ka bërë të pamundurën për të pasur një opozitë të rreme në vendin tonë. Teksa është ndalur dhe te marrëdhënia e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç, duke thënë se kreu i qeverisë nuk I kursen fjalët e mira për presidentin serb e nxjerrë keq Albin Kurtin.
Sali Berisha: Ku jemi sot ne, a nuk kemi sot një qeveri që është më e afërt me të Beogradit sesa me të Kosovës, a nuk kemi ne një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksandër Vuçiç. Edi Rama nuk kursen fjalë të mirë pa thënë për Vuçiç për të nxjerrë të keq Albin Kurtin dhe udhëheqjen politike në Kosovë.