“Pompeo mori mbi 150 mijë dollarë për fjalimin në Shqipëri”, Kokalari: E dija para 6 javësh që do vinte

0
215

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari thotë se ish-Sekretari amerikan i Shtetit erdhi në Shqipëri për të mbajtur një fjalim te kampi i muxhahedinëve iranianë në Manëz, për çka është paguar sipas saj, mbi 150 mijë dollarë.

Kokalari tha më tej se Pompeo ka gjasa të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara, ndaj organizon evente dhe turne për mbledhjen e fondeve. Ajo u shpreh se e dinte për vizitën e Pompeos që 6 javë më parë.

Pompeo nuk ka ardhur me ftesë të Ballës, e kam ditur ardhjen e tij që 6 javë. Arsyeja kryesore ishte Organizata e Rezistencës Iraniane. Njihen si organizata që paguan më shumë në gjithë botën, paguajnë për fjalime. Hillary Clinton, Obama kanë bërë shumë lekë me fjalime pas politikës. Fjalimet janë normale, paguhen edhe në Amerikë, mbi 150 mijë dollarë është paguar Pompeo “for sure”.

Unë kam qenë një hap para këtyre gjithë kohën, nëse mendon që ka qenë koincidencë që kam ndenjur kaq gjatë në Shqipëri, nuk ka qenë. Ai është një krye të një komisioni që mbledh para për zgjedhje, se është 75% që Pompeo do hedhë kandidaturën për president të SHBA me republikanët. Është gjëja më normale që këta paguhen për fjalime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here