Pompeo: Nuk ka rëndësi cila parti është në pushtet, SHBA ju mbështet

0
219

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbajtur një fjalim në një konferencë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

“Që nga 1922, marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera”, tha Pompeo, duke shtuar se pas rilidhjes së marrëdhënieve në 1990 dy vendet kanë bashkëpunuar shumë.

Ish-kreu i DASH, që ka mbajtur detyrën e lartë shtetërore gjatë presidencës së Donald Trump në 2018-2020, tha se dy vendet duhet të punojnë për t’u forcuar ushtarakisht.

Pompeo vlerësoi rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa gjatë fjalimit kujtoi edhe takimin që ka pasur me ish-sekretarin Bejker.

Ish-sekretari amerikan bëri thirrje që opozita dhe mazhoranca në Shqipëri “duhet të kenë vullnet të mirë për të shkulur korrupsionin dhe mbrojtur demokracinë”.

Sipas Pompeos, nuk ka rëndësi se cila parti është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia.

“E dinim që do të vinte një ditë kur do të ishte e rëndësishme që të ishim të aftë ushtarakisht, por edhe në fushën e diplomacisë. Kjo marrëdhënie e fortë që është ndërtuar me vende të ndryshme është më e rëndësishme se kurrë sot. Unë kam shërbyer si me opozitën, edhe me shumicën, s’ka rëndësi kush . E shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera po aq të suksesshme. Jam këtu për 100-vjetorin, por ju lutem më bëni një ftesë edhe për 125-vjetorin”, shtoi Pompeo.

Kurse ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se mes dy vendeve ka një lidhje të pathyeshme. Ajo u shpreh se Shqipëria është shembulli se si një vend mund të dalë nga shtypja dhe të kontribuojë për botën.

Po ashtu, Kim tha se dy vendet po punojnë për dy projekte të mëdha energjetike që do ta bëjnë Shqipërinë një lojtar kyç në arkitekturën e energjetikës.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Pompeo mori titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here