PS ndryshon drejtuesit në dy qarqe, Manja shkon në Lezhë, Dibrën e merr Balluku

0
176

Partia Socialiste ka bërë ndryshime drejtuesish në disa qarqe. Keshtu ministri Ulsi Manja është caktuar drejtues politik i qarkut Lezhë. Manja deri tani ishte drejtues politik i qarkut Dibër, ndërsa në qarkun Lezhë ishte drejtues Blendi Klosi.

Ndërkohë, në qarkun Dibër drejtues politik është caktuar ministrja Belinda Balluku.

Blendi Klosi përveçse sekretar organizativ në PS, në Asamblenë Kombëtare të 7 Majit, iu caktua detyra e drejtuesit të Komisionit Zgjedhor në PS për zgjedhjet e brendshme në 61 degët e PS.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politik të qarqeve dhe komisionin e posaçëm të Kryesisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për kryetarët e 61 degëve të PS.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here