Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, i cili kërkoi nga SPAK hetimin e kreut të shtetit.
Gjatë një konference për media nga presidenca, Meta u shpreh se ai nuk i është shmangur kurrë drejtësisë gjatë gjithë karrierës së tij politike dhe nuk e ka problem përballjen me drejtësisinë.
Sipas tij armët e tij më të forta në këtë përballje janë transparenca dhe e vërteta.
“Ne e kemi kohën përpara. Ajo që shqiptarët presin është një lidership që mban fjalën dhe llogaridhënia. Mua më bën përshtypje pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e vet që e ka kapur prej fyti.
I bën thirrje SPAK-ut të hetojë Ilir Metën, shumë mirë bën që i thotë, madje tu çojnë dhe pyetjes dhe çështjet bashkë me Agaçin siç bënë në Gjykatën Kushtetuese.
Ilir Meta ka armët më të forta që janë transparenca dhe e vërteta. E keni parë ndonjëherë Ilir Metën që t’i shmanget drejtësisë, as në 91-shin”, tha Meta.