Berisha: Të ndalojmë shpërbërjen e Kombit, kjo është një betejë për të ardhmen tonë

0
153

Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka postuar një mesazh në faqen e tij në Facebook.

Berisha shkruan, se në vendin tonë po ndodh shpopullimi, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Po ikën rinia, e ardhmja e vendit, shkruan Sali Berisha në Facebook.

‘Ne po shpërbehemi, po zvogëlohemi çdo ditë e më shumë. Po ikën rinia, e ardhmja e vendit. Asnjëherë përveç se në diktakturën hoxhiste nuk është vepruar kundër qenies e identitetit tonë. Duhet ti themi jo kësaj situate’, – shkruhet në foton e postuar në Facebook.

‘Kjo është një betejë për të ardhmen e kombit tonë, për vokacionin tonë perëndimor, për lirinë, demokracinë, e çlirimin e çdo potenciali që të rinjtë të jetojnë pa frikë e besimplotë se ne Shqipërinë do ta bëjmë!’, – shkruan Sali Berisha në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here