Çfarë ndodhi në negociatat një orë e gjysmë për Presidentin/ ‘Rizgjohet’ skenari Rama-Basha

0
155

Tre përfaqësuesit e opozitës në tryezën për zgjedhjen e Presidentit, Mesila Doda, Fatmir Mediu dhe Agron Duka, kanë dalë hapur kundër qëndrimit të Enkelejd Alibeajt.

Ata i kërkuan Alibeajt që të mos zgjatet me debatet e sorollatjet, por të gjejë një konsensus me opozitën për një emër të përbashkët, ose në të kundërt të dalin nga procesi farsë.

Deputetja Mesila Doda propozoi që bisedimet të nxjerrin një rezultat real dhe të dalë me një kandidaturë.

“Le të dalim mbi vete dhe të tregojmë që jemi politikanë të aftë për të nxjerrë rezultate të mira. Le të vijnë kandidaturat dhe të shkojmë përpara me një produkt normal. Derisa të vendosim të futemi në një proces real, jo thjeshtë për të bërë politikë, unë nuk besoj se do të kemi një produkt për shqiptarët”, u shpreh Doda.

Edhe Mediu i bëri ultimatum Alibeajt për zgjidhje të situatës, teksa tha: “Ne si opozitë ose duhet të dalim në mënyrë të përbashkët me kandidatët ose duhet të mbajmë qëndrim dhe të mos bëhemi pjesë e këtij procesi”.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Agron Duka, i cili deklaroi se opozita nuk mund të ulet në tryeza pa rezultat.

“Nëse mazhoranca thoshte që në fillim që ju do e zgjidhni, sillni kandidaturat. Unë për vete mendoj që duhet të gjejmë gjuhë bashkëpunimi, do të tentoj edhe vetë personalisht të gjejmë 20 firma, t’jua sjellim ju, them se do e digjni. Të paktën të kemi sy e faqe përballë publikut dhe njerëzve që të themi që raundet e tjera bëjini vetë sepse ne s’vijmë fare. Gjithsesi, s’kemi rrugë tjetër veçse ta provojmë. Nuk ma kap truri të jetë e vështirë kjo punë”, theksoi kreu i Partisë Agrare Ambientaliste.

Por pavarësisht qëndrimeve të opozitarëve, Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla lidhën një marrëveshje me njëri-tjetrin.

Balla propozoi draftin e Alibeajt dhe deklaroi se do të presë propozime emrash deri në raundin e tretë. Ai theksoi se nëse nuk do të vijë asnjë propozim, mazhoranca do ta gjejë vetë një emër.

Pa pritur një përgjigje nga tre përfaqësuesit e opozitës që i dolën kundër, Alibeaj pranoi marrëveshjen e Ballës./CNA.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here