Presidenti i ri, Manjani: Rama po bën shpikje Kushtetuese

0
118

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv se është papërgjegjshmëri politike dhe antikushtetueshmëri e frikshme e të gjithë palëve politike në lidhje me çështjen e Presidentit të ri.

Manjani theksoi se është shpikje kushtetuese kjo që po bën Rama duke kaluar raundet meqë nuk kanë asnjë kandidat të propozuar.

“Mazhoranca për shkak të numrave nuk lejohej të kalonte në një shpikje kushtetuese, meqë s’kemi kandidat po kalojmë raundin. Kjo është shpikje kushtetuese. Rama është në habitatin e tij.”-tha Manjani.

Më tej ai deklaroi se opozita e cila është më shumë se e përçarë dhe për 9 vite që Rama ka qeverisur deri më sot, nuk ka pasur opozitë përballë teksa këtë të fundit e drejtonte Lulzim Basha.

“Në 5 vitet e dyta të qeverisjes së tij, vendi është pa opozitë fare, Rama bën çfarë i do qejfi. Problem i madh.”-u shpreh Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here