Gjermani/ Delegacioni shqiptar përcjell shembullin e jetuar në shekuj të harmonisë fetare

0
97

Një delegacion i përbërë nga përfaqësues të pesë bashkësive fetare, me të cilat shteti shqiptar ka marrëveshje bashkëpunimi, qëndroi në NRW për të përcjellë në Gjermani traditën shekullore të harmonisë fetare.

Liria e fesë dhe besimit është një realitet praktik në Shqipëri dhe bota mund të mësojë shumë nga përvoja shqiptare në respektimin e lirisë së mendimit, ndërgjegjes, fesë apo besimit dhe arritjen e harmonisë fetare”, pohon raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për fenë dhe besimin, Ahmed Shaheed.

Jehona e këtij virtyti të shoqërisë shqiptare prej kohësh ka shkuar larg, dhe ndërkohë njihet dhe vlerësohet në çdo cep të botës. Për të përcjellë këtë vlerë të shtuar në landin gjerman të Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW) qëndroi aty nga data 13 deri 16 maj një delegacion i përberë nga përfaqësues të pesë bashkësive fetare, me të cilat shteti shqiptar ka marrëveshje bashkëpunimi, komuniteti mysliman, kisha autoqefale ortodokse dhe kisha katolike, kryegjyshata botërore bektashiane dhe vëllazëria ungjillore.

Duke theksuar rendësinë e vizitës, organizatorja e këtij eventi, konsullja e nderit e Shqipërisë në Gjermani (NRW), Anduena Stephan thotë, se “për herë të parë në landin NRW mes kryetarëve të bashkive të qyteteve të Essenit, të Bocholtit, të Duisburgut dhe të Düsseldorfit, të gjitha të marra së bashku me një zonë, që mbledh rreth 4 milionë banorë, dhe një përqendrim të lartë të diasporës, komitetet fetare dhe komiteti i kulteve të Shqipërisë patën mundësi të komunikonin për këtë vlerë të shtuar shqiptare, që ne e kemi përditë mes nesh, por që këtu nuk është një gjë që është e vetëkuptueshme.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here