Nga Jorida Tabaku/
Ku është parë që një koncesion/PPP të marrë 20 mln euro paradhënie për punë të pakryera nga taksat e shqiptarëve dhe mos të japë llogari se ku i ka çuar?!
Ku është dëgjuar më parë që 10 mln euro nga vetëm ky koncesion i Fierit të shpërndahen në kompanitë fiktive të pronarëve të koncesionit apo të zhduken jashtë vendit në kompanitë offshore dhe punëtorët e kantierit të mbeten pa paguar?!
Ku është parë apo dëgjuar që një kompani koncesion/PPP të ketë marrë 28 mln euro nga koncesioni dhe sot as të mos ketë incenerator dhe as mos të paguajë pagat e punonjësve?!
Askund përveçse në Shqipërinë e Edi Ramës që ende sot mbron kryeveprën e vjedhjes së shekullit prej 430 mln euro.
Ftoj SPAK që të vazhdojë hetime më të thelluara për të kuptuar se çfarë fshihet pas skemës piramidale të Grupit të Strukturuar Kriminal të inceneratorëve që ka ngritur një skemë prej mbi 40 kompanish fiktive për të vjedhur 430 mln euro nga taksat e shqitparëve.
Ky Grup që ka krijuar një skemë evazioni dhe mashtrimi financiar duke nxjerrë jashtë vendit mbi 25 mln euro në formën e parave cash për kompanitë e pronarëve realë në offshore!
I bëj thirrje SPAK që mos të çedojë në asnjë moment në zbardhjen e kësaj afere që edhe sot merr nga taksat e shqiptarëve 90 mijë euro në ditë ndërsa vendi është në krizën e thellë ekonomike të 20 viteve të fundit!
Lufta kundër korrupsionit me kostum politikani duhet të jetë prioritare nëse duam të ndërtojmë nëj Shqipëri më të mirë për veten dhe fëmijët tanë.
Asnjë lëshim përballë GSK që sot po vazhdon vjedhjen përmes formatit të inceneratorëve. Koha që Shqipëria dhe shqiptarët të marrin pas besimin e dhënë tek organet e drejtësisë.
Koha që pandëshkueshmëria të marrë fund!