Skandali i Vodafone, po shteti ku është? Ekspertët: AKEP-i i detyruar që të flasë

0
232

Pak ditë më parë, klientët e kompanisë së telekomunikacionit “Vodafone” u kapën në befasi kur në telefonin e tyre lexuan njoftimin e tarifat e internetit në kontratën që më parë kishin firmosur me afat do të rriteshin me 100 lekë. “Vodafone” argumentoi se ky ndryshim vjen si rezultat i ndryshimit të normave të inflacionit rezultat i krizave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si karburantet, energjia, etj.

Në lidhje me këtë çështje që ka krijuar shqetësim te konsumatorët, në pritje të përgjigjes së AKEP-it, “5pyetjet.al” kontaktoi me dy ekspertë. Zef Preçi u shpreh se është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare duhet të kërkojë informacion te kompania se cfarë po ndodh dhe së dyti ndryshimi i kontratës nuk mund të bëhet brenda një kohe kaq të shpejtë.

“Së pari marrëdhëniet mes konsumatorit dhe ofruesve vetë-rregullohen. Së dyti duhet të kuptojmë që sektorë të rëndësishëm si telekomunikacioni janë të rregulluar me ligj, që do të thotë që operatori privat nuk ka lirshmëri për të vendosur çmimin, por ka një metodologji për të mbrojtur konsumatorin. Së treti ka dy anë në rastin konkret; e para AKEP, ka detyrimin ligjor që edhe kur nuk ka denoncim të kërkojë shpjegime nga kompania. Rregullimi i sektorit është detyrim i AKEP-it.

Ai ka detyrimin të kërkojnë informacion se çfarë po ndodh dhe nga ana tjetër është konsumatori që duhet të ndjekë dy rrugë; çfarë alternativash të tjera janë, si lëvizja e numrit dhe e dyta duhet të kërkojë respektimin e kushteve kontraktuale. Edhe nëse e ndryshon në mënyrë të njëanshme, nëse ekziston një parashikim i tillë, sërish ka kohë për të hyrë në fuqi, nuk mund ta bësh sot për nesër” tha ai.

Ish-kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati gjithashtu u shpreh se është AKEP-i që duhet të reagojë për çështjen për t’i kërkuar shpjegime kompanisë celulare, “Vodafone”.

“Tregu është i rregulluar dhe për të gjitha ndryshimet, patjetër që duhet të ketë një komunikim me AKEP-in. Të bëhet një ankesë konsumatore si ent rregullator dhe kompania duhet të zgjedhë argumentet, bazuar në kostot për politikat e çmimeve.

Po të isha në detyrë veprimin e parë që do të bëja do të ishte që do i drejtohesha AKEP-it, që të bënte analizën e fenomenit, pasi ai është rregullatori specifik i tregut” tha ajo.

Hasan Stafa, drejtor i Ankesave në “Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit” në një komunikim me “5pyetjet.al” e cilësoi abuzim një ndryshim të tillë të njëanshëm të kontratës nga “Vodafone”.

Stafa u shpreh se kjo rritje e çmimeve është sa abuzive aq edhe çorientuese për konsumatorët. “Ky lajm “është sa abuziv dhe çorientues për konsumatorët abonentë me internet 12 dhe 24 mujore, por dhe vjedhje dhe cenim juridik i të drejtës kontratuesit si palë përfituese” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here