Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka qartësuar se PS nuk do të firmosë asnjë kandidat propozues për president nga opozita në raundin 2 dhe 3.
Ai shprehet se propozimi për President duhet te vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita, dhe nëse nuk zgjidhe në këto raunde, në raundit 4 do të propozojë PS.
Balla: Dje kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë në nuk do propozojmë kandidat dhe i takon opozitës të propozojë. Propozimi për President duhet te vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne. Takimi ka qene publik dhe kjo është dakordësuar në prani të mediave.