Revoltohet Braçe: A dëgjon kush në këtë vend? Do vijojmë me panaire koti apo do prodhojmë për bukë e ushqim?!

0
209

Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë sërish thirrje për “katastrofën ushqimore” që po afron, teksa publikon edhe kopertinën e revistës prestigjoze “The Economist”, e cila flet për këtë problem.

Ai thotë se e gjithë bota i është kthyer prodhimit vendas së pari, ndërkohë që në Shqipëri bëhen panaire për fshatin.

Postimi i plotë:

DEGJON KUSH NE KETE VEND?

DO VIJOJME ME PANAIRE KOTI

APO DO PRODHOJME PER BUKE E USHQIM?

Gjithe bota po dridhet nga

KATASTROFA E USHQIMIT!

Ne kenaqemi me JONXHEN NE PANAIR!

Eeej a jeni ne terezi apo jo?

Lexoni e degjoni;

Lufta e nje fashisti po sjell nje dem afatgjate mbi ushqimin, tregjet e dritherave dhe farerave vajore, JETIKE!

Dhe kjo eshte goditja e trete;

Pandemia, Ndryshimet Klimatike, LUFTA!

Gjithe bota i eshte kthyer prodhimit vendas se pari, fshatit e bujqesise;

NE? NE I BEJME FSHATIT PANAIRE!

Nuk di!

Buka, ushqimi nuk behet ne panaire por ne fusha dhe ne kohen e vet!

Urdheroni, eshte koha e MISRIT;

KEMI SHTUAR NDONJE DYNYM APO VITIN TJETER?

DHE VITI TJETER PER MISRIN NIS NE MAJ!

Kaq rende jemi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here