Parlamenti Europian ka miratuar nje rezolute per Shqiperine ku theksohet se anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE varet nga reforma të qëndrueshme, duke filluar nga sundimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike. Rezoluta shpreh shqetesimin për nje sere ceshtjesh qe lidhen me zgjedhjet, sulmet ndaj medias, nivelit e larte te korrupsionit, klimën e polarizuar politike dhe mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak.
Parlamenti Europian miratoi me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenime rezolutën për Shqipërinë. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, rezoluta e Parlamentit Europian evidenton një mori problemesh dhe thekson qartë se anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme, duke filluar nga sundimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike.
‘Shpreh keqardhje për ndryshimet jokonsensuale të kushtetutës dhe kodit zgjedhor nga mazhoranca qeverisëse përpara zgjedhjeve të përgjithshme; Bën thirrje që politika shqiptare të tregojë pjekuri politike në trajtimin e çështjeve me interes publik,të rrisë demokracinë dhe integritetin konkurrues brenda partiak si një hap për pluralizmin dhe transformimin demokratik; Rikujton nevojën për të adresuar mangësitë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias në kohën e duhur, duke përmirësuar integritetin e zgjedhjeve, parandalimin e blerjes së votave dhe keqpërdorimin e burimeve administrative; Shpreh keqardhje për mungesën e dënimeve përfundimtare të niveleve të larta në rastet e blerjes së votës’, thuhet në rezulotën e PE-së.
Rezoluta vëren nevojën për përmirësim urgjent të lirisë së shprehjes, pavarësisë së medias dhe pluralizmit e po ashtu shpreh shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave personale.