Dhjetëra-mijëra demokratë po votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Procesi është në vazhdën e një serie ushtrimesh demokratike të demokratëve gjatë këtyre muajve të fundit.
Votimet vazhdojnë në masë, ndërkohë që procesi është i rregullt dhe pa probleme.
Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar me të gjithë ata që prisnin që sot të kishte ndërhyrje ndërkombëtarësh. Teksa poston një foto nga deti, Manjani shkruan:
“Sot, meqë do bëhej nami se aleatët do ndërhynin të ndalonin zgjedhjen e Berishës, i hodha një sy detit.
Asnjë shenjë anijesh,luftanijesh, amfibësh apo helikopterësh. Deti dhe qielli janë të pastër.
Kështu që demokratët të votojnë të qetë…
Qesharakët mediatikë të ndërrojnë temë se e lanë namin topa-topa, thonë vlonjatët.”