Deputeti i PD, Luan Baçi u shpreh në Çim Peka Live se shumica e grupit parlamentar i ka kërkuar Enkelejd Alibeajt të tërheqë ankimimin në Gjykatën e Tiranës, për vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Baçi tha se Alibeaj ka injoruar kërkesën e deputetëve, edhe pse këta të fundit janë shumicë.
“Shumë nga deputetët e kanë kërkuar. Dy kanë qenë kërkesat, tërhiq ankimin nga gjykata dhe njih grupin parlamentar prej 52 deputetësh që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Këto kërkesa zoti Alibeaj i injoroi. A ka të drejtë morale të thërrasë mbledhjen e grupit parlamentar?”, u shpreh Baçi.