Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për projektin e Parkut të Butrintit duke e cilësuar si më korruptivin.
Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha i bën thirrje Edi Ramës që të mos sillet me Butrintin si një plaçkë.
Berisha: Është shpërdorimi më i madh që i bëhet pasurisë kombëtare, ka vlerave të mëdha historike, kulturore, biodiversitetit të asaj zone, shtratit nënujor i pasur me gjetje arkeologjike nga më të çmuarat. Mbrojtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar.
E garantoj Edi Ramën se nuk do sillet me Butrintin si plaçkë e baballarëve të tij. Ajo është pronë e shqiptarëve.
Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e Parkut dhe kanë hartuar një plan menaxhimi, kanë parashtruar programin e një akti korruptiv. Kundër këtij projekti, është ndër më korruptivit në Shqipëri dhe në Europë. Shkatërrimtar për një pasuri përrallore.
Qytetari: Doktor, duam popullin në këmbë.
Berisha: Patjetër.