Një ditë pas miratimit të marrëveshjes që synon menaxhimin e Butrintit nga një fondacion amerikan, Akademia e Shkencave ka shprehur rezerva mbi këtë projekt.
Kreu I Akademia Skënder Gjinushi thotë se qeveria nuk është konsultuar më parë dhe ky është një precedent negativ, ndërsa marrëveshja e vë theksin vetëm tek aspekti fianaciar, pa dhënë shpjegime se cfarë do të ndodhë me pasurinë mbi dhe nën tokë në Butrintit.
Ajo që ne duam të dimë është cili do të jetë roli I insitucioneve shkencore në sit kulturorë, cfarë do të bëjnë arkiologët, a do të vijohet me restaurimet sa para dot ë vihen në dispozicion për gërmime apo restaurime, këto përgjigje nuk I jep marrëveshja. – u shpreh Gjinushi.
Për kreu a akademisë kjo marrëveshje ka probleme juridike dhe se akademia do të lobojë që insitucionet shkencore të mos anashkalohen në këtë sit kluturorë.
Përsonalisht mendoj se këtu ka një boshllëk juridikë. Ne do të shfrytëzojmë cdo koridor ligjorë për të përcaktuar më mirë rolin tonë- vijoi më tej Gjinushi.
Një një takim me arkiologë dhe ekspertë të fushës, ish drejtori I Butrit Auron Tare ishte edhe më I ashpër në qëndrimin e tij. Tare tha se me pasurinë më të rëndësishme akriologjike po bëhet biznes dhe denoncoi atë që ai e quajti qeveria e Butrintit.
Akuza për menaxhimin e parkut të butrintit nga nje fondacion I huaj bërëi edhe opozita, e cila e quajti atë një aferë korruptove. Madje përfaqesues të partisë demokratike kanë lajmëruar edhe paditjen e saj në prokurori.