Prangoset 56-vjeçari nga Kukësi që postonte në rrjetet sociale shkrime në përkrahje të ISIS, u identifikua pas disa muajsh hetime nga BKH, SPAK dhe Antiterrori

0
132

Policia e Shtetit bën me dije se ka çuar në pranga pas disa muajsh hetime që u arrit identifikimi i tij, një 56-vjeçar nga Kukësi, person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.

Mësohet se në pranga ka përfunduar Ibrahim El Salih (Lekica).

Nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un, duke përdorur metodat proaktive, u bë i mundur identifikimi i personit që përdorte këto profile false, postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.

Postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore, identifikohet dhe vihet në pranga nga Drejtoria e Antiterrorit, 56-vjeçari nga Kukësi.

Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka caktuar për shtetasin I. S.(L.), 56 vjeç, banues në Kukës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un, duke përdorur metodat proaktive, u bë i mundur identifikimi i personit që përdorte këto profile false, shtetasi I. S.(L.), person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.

Materialet i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here