Para pak kohësh, Edi Rama preferoi ta quante ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, sekretare të parë të partisë.
Por edhe pas këtyre fyerjeve, Kim vazhdon përkëdheljet ndaj qeverisë. Sot, Kim e legjitimoi sërish pushtetin abuziv të Edi Ramës, kur tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira.
Kujtojmë se ajo ishte e para që reagoi për këto zgjedhje, pa pritur as raportet ndërkombëtare.
Kim theksoi sot në një konferencë të organizuar nga OSBE se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte, ndërsa shtoi se tani është koha të ndërmerren hapa për votat e diasporës.
“Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfektë. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet.
SHBA do mbështesin reformat për Shqipërinë, qoftë ajo e drejtësisë, qoftë ajo zgjedhore. E drejta e diasporës për të votuar mbështetet nga Kushtetuta”, tha Kim.