Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e Conference League që do të luhet mes ekipit italian të Romës dhe atij holandez Feyenoord, Garda e Republikes do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë.
Po ashtu rreth 40 efektivë policie kanë ardhur nga Kosova për t’u ardhur në ndihmë kolegëve shqiptarë, për të ruajtur sigurinë gjatë eventit më të rëndësishëm të futbollit të organizuar në Shqipëri.
Finalja e Conference League do të nisë në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë ditën e sotme atmosfera në kryeqytet është ndezur ndërsa Tirana është “pushtuar” nga tifozët e Romës dhe tifozët e skuadrës holandeze Feyenoord.