Nga Presidenti Ilir Meta
Në kuadër të punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike” zhvillova sot një takim të ngrohtë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj.
Ndamë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligjzbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe çdo lloj trafiku tjetër, që kërcënon sigurinë kombëtare.
Tepër i domosdoshëm edhe shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore efektive, për të gjitha viktimat e trafikimit, duke u ofruar atyre më shumë akses dhe ndihmë të pakushtëzuar.