Osmani: Trafikimi i grave dhe fëmijëve, shpesh i kamufluar, trafikantët po pasurohen nga varfëria

0
115

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe përfaqësues të institucioneve shqiptarë kanë ngritur zërin sot për trafikimin e qenieve njerëzore në rajonin e Ballkanit dhe masat që duhet të merren për të ndalur këtë fenomen në rritje pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Presidentja e Kosovës theksoi se “fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave është parakushti kryesor në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.”

“Trafikimi me qënie njerëzore, – tha Osmani në fjalën e saj, – është njollë shqetësuese e shoqërive tona, ndaj e mirëpres këtë nismë që ka për qëllim adresimin e burimeve të këtij fenomeni në të gjithë Ballkanin.

Sfidat në sundimin e ligjit kanë krijuar hapësira të volitshme të trafikimit të qenieve njerëzore në rajon.

Rrjetet kriminale kanë krijuar bashkëpunim për ta rritur aktivitetin e tyre.

Problem i trafikimit të qenieve njerëzore është se ende konsiderohet si fenomen i largët që prek vetëm grupe të caktuara të shoqërore. Por e vërteta është se prek fëmijët, gratë dhe shtresat më të dobëta të shoqërisë, pra prek këdo. Trafikimi prek edhe në vendet e punës, në restorante, biznese, shtëpi…

Biznese të panumërta të lidhura me rrjetet e trafikantëve kanë përfituar vazhdimisht nga vështirësitë. Trafikantët pasurohen vazhdimisht nga ata që kanë ngelur peng i varfërisë.

Me luftën në Ukrainë, rajoni ynë po ekspozohet se gratë dhe fëmijët që ikin nga Ukraina po rrezikohen dhe trafikimi seksual i tyre është rritur dukshëm.

Disa prej tyre përfundojnë duke lëvizur nga tragjedia e luftës, tek tragjedia e trafikimit.

Trafikimi shpesh herë mund të jetë i kamufluar prapa veprave të tjera kriminale. Këto raste as nuk hetohen e a regjistrohen si të tilla për shkak të kamuflimit të tyre.

Adresimi i këtyre çështjeve duhet të jetë fokusi ynë i bashkëpunimit tonë në rajon. Rreth 27 milionë njerëz trafikohen anembanë botës. Gratë janë në numrin më të madh, thuajse ¾ janë gra e vajza që kryesisht trafikohen për shfrytëzim seksual. Fëmijët po ashtu përbëjnë pjesën më të madhe .

Në Kosovë mbi 60% e rasteve janë vajza nën 18 vjeçe. Statistikat pra, flasin njëzeri se fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave është parakushti kryesor në luftimin e trafikimit,” nënvizoi Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here