Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, njëherazi deputet i PD, Oerd Bylykbashi, tregoi në Çim Peka Live bisedën me Lulzim Bashën, disa muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai tha se gjatë një debati në mbledhjen e Kryesisë i ka thënë se ai nuk di t’i fitojë, duke parashikuar humbjen e radhës në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.
Bylykbashi shtoi se Basha e hiqte veten triumfues kur zgjidhej në krye të PD, ndryshonte statutin si dhe caktonte anëtarët e Këshillit Kombëtar.
“Ia kemi thënë po centralizon partinë, ia kam thënë unë në mbledhje të Kryesisë që ke vënë objektiv për të humbur zgjedhjet. Në 6 janar, pa dalë ende lista, ia kam thënë që ti i humbet këto zgjedhje, me koston që mund të mos më vendoste në listë, në një debat ia kam thënë që “ti nuk di t’i fitosh”. Dhe i kam thënë, në datën 26 prill do vij në zyrën tënde të ta rikujtoj këtë gjë dhe kam parë një lider totalisht të thyer, të dërrmuar. Dy muaj më pas, pasi ishte rizgjedhur, kishte ndërruar statutin dhe kishte bërë Këshillin Kombëtar si donte ai, i dukej vetja triumfues, tregonte çfarë cilësie lidershipi donte. PD vdiste në gjumë me narkozë”.