Ferdinand Xhaferaj ka qënë i pranishëm në takimin që zhvilluan sot disa deputetë të PD-së me Enkelejd Alibeajn, për sa i përket qëndrimit që do mbajnë në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Pas keqpërdorimit që i bëri Edi Rama dhe mazhoranca Enkelejd Alibeajt, ku i kërkuan emrat që do propozonin dhe më pas nuk i pranuan asnjë duke i injoruar, deputeti Xhaferaj ka marrë në mbrojtje kolegun, duke thënë se Taulant Balla doli blof në këtë mes.
Se si Balla doli blof, këtë di ta shpjegohë vetëm Xhaferaj, pasi të gjithë e panë live momentin kur propozimet e Alibeajt u hodhën poshtë në mënyrën më denigruese nga mazhoranca.
Xhaferaj: Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne s’duhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajtur qëndrim dhe po dëshmojmë që nuk ishim si ata. Pra morëm pjesë në proces. Ne si grup kemi rënë dakort që bojkoti është gabim. Një mbledhje shumë e mirë e grupit dhe propozuam 8 emra. Prodhuam 8 emra. Tani Taulant Balla doli blof dhe pavarësisht kësaj ne shkuam deri këtu. Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë dhe doli lakuriq. Dhe po ju tregojmë që s’jemi as si Rama.