Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha një deklaratë pas votimit për Kryesinë e re të kësaj partie.
“Për PD-në dhe misionin e saj, – tha lideri historik i kësaj partie, – sot zgjidhet me kandidatura alternative, Kryesia e PD-së e cila ka misionin e saj të udhëheqjes së kësaj force politike drejt fitores së sigurt të qytetarëve, të demokratëve, mbi regjimin autokratik të Ramës, zëvendësimin e narkoshtetit të tij me shtetin ligjor, shtetin e lirive dhe të drejtave njerëzore; zëvendësimin e orientimit të Shqipërisë drejt Beogradit – me orientimin e saj natyral drejt Brukselit, krijimin e besimit tek shqiptarët se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët”.