Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar theksoi faktin se ‘Shqipërinë e bëjnë shqiptarët’.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se vendi i Shqipërisë është integrimi në BE, ndërsa tha se Amerika është vendi i lirisë dhe vlerave të demokracisë.
‘Zgjidhja është; Brukseli. Ky mision përmbushët kur të qëndrojnë besnikërisht në AND shqiptare, kur të hedhim poshtë këtë përçmim, të gjitha insinuatat, sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin; rroftë Amerika. Plaçkitin natën dhe ditën thërrasin; Rroftë Amerika. Ky është qëndrim më anti-amerikan që mund të mbahet.
Amerika është vend i vlerave të lirisë, udhëheq dhe rrezaton si avokate e lirisë, si mbështetëse e plaçkitësve, ndaj dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni unë është që të konsolidojmë në këtë vend atë që kanë bërë kombet e mëdha.
Këto janë thirrje për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duan që të jeni problemi i saj përsëris. Së bashku do ia dalim të realizojmë misionin tonë të shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim, më i keqi, antishqiptari që ka pasur ky vend deri më sot. Rroftë PD, rroftë Partia Demokratike!’, tha kreu i PD-së Sali Berisha në përfundim të fjalës së tij.