Nxjerrja nga ferri i “Al Hol” i 13 shqiptarëve, mungon sërish Eva Dumani. Detaje të operacionit të shpëtimit nga amerikanët e kurdët

0
419

Një tjetër operacion evakuim-shpëtimi është realizuar në kampin famëkeq të “Al Hol”-it. Disa grupe ekspertësh anti-terrori kanë mundur të ndërhyjnë dhe të nxjerrin nga aty edhe 13 shqiptarë të tjerë, prej të cilëve 9 janë fëmijë.

Por në atë operacion shpëtimi mungon sërish Eva Dumani, vajza që prej kohësh është kthyer kryefjalë e domosdoshmërisë së ndërhyrjes në atë kamp izolimi dhe luftimi njëherësh që kontrollohet nga ISIS-i, por që ajo nuk është gjendur sërish.

Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë me dije se kush janë personat e shpëtuar, pasi operacioni ende nuk ka përfunduar deri sa ata të mbërrijnë në Rinas, por sipas të dhënave bëhet me dije se nga pala shqiptare kanë qenë tre përfaqësues, ndërsa në operacion kanë ndërhyrë shërbimet amerikane në bashkëpunim me ato kurde.

Sipas të dhënave të para, bëhet me dije se shqiptarët e nxjerrë nga kampi janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti pritet të riatdhesohen në bazë të një informacioni të bërë publik nga një zyrtar sirian. Detajet e operacionit janë top sekret, por e rëndësishme në këtë fazë është sigurimi i jetës së të evokuarve.

Zyrtarisht është bërë me dije se 9 fëmijë dhe 4 gra që vuanin prej vitesh në kampin e ferrit “Al Hol” në Siri tashmë janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare.

Misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve atje, kryesisht gra dhe fëmijë është përfunduar me sukses dhe tashmë pritet që shumë shpejt 13 të shpëtuarit të vijnë në Shqipëri bashkë me kreun e Antiterrorit të Shqipërisë, Alban Dautaj.

Lajmin e ka konfirmuar, në një postim në “Twitter”, edhe një zyrtar i lartë sirian, dr. Abdulkarim Omar në të cilin thuhet: “Më 27 maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”.

Ky është misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve në Siri. Më herët, gjatë 3 operacioneve të tjera u riatdhesuan në Shqipëri 25 gra dhe fëmijë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kampe dhe 17 shqiptarë të identifikuar.

Mësohet se nga të riatdhesuarit është edhe gruaja e dytë e Genci Ballës, Almira Kastrati dhe 2 djemtë. Ndërkohë që burimet bëjnë me dije se Eva Dumani, e reja e cila kërkoi ndihmë përmes mediave nuk ka ardhur sërish për shkak se nuk është gjetur nga autoritetet.

Me këtë riatdhesim shkon në 38 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, “Roj” e “Al Hol”.

Në fund të korrikut të kaluar ishte riatdhesimi i fundit, kur erdhën 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri. Janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë. Deri më tani, nga Siria është kthyer Alvin Berisha, Floresha Rasha me katër fëmijët e saj dhe Endri Dumani, por ky i fundit pa motrën e tij./Panorama/

Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë
Përbërësit natyral që ju përmirësojnë lëkurën e fytyrës tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here