Policia: 12 orët e përpjekjes për ta nxjerrë oficerin nga humnera, operacion i vështirë

0
146

Policia e Shkodrës ka treguar sot se si u rrëzua në humnerë në fshatin Shosh dhe si u arrit të nxirrej prej saj, nënkomisari Rrok Frroku, 54 vjeç.

Sipas Policisë: Më datë 27 maj 2022, rreth orës 12:00, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin gjatë kontrollit në terren, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, njëri nga efektivët e grupit të kontrollit, konkretisht Nënkomisar Rr. F., 54 vjeç, si pasojë e terrenit mjaft të thepisur, është rrëzuar dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë, shtetasi Rr. F. ka marrë lëndime të shumta në trup.

Shërbimet e Policisë dhe disa grupe të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet mjekësore pranë Spitalit Rajonal Shkodër, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë Shkodër, pas 12 orë përpjekjesh, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të efektivit të Policisë, deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë, me qëllim transportimin e tij drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore.

Ekipi i urgjencës mjekësore i ka dhënë ndihmën e pare oficerit të Policisë dhe e ka mbajtur në monitorim, së bashku me shërbimet policore, deri në mbërritjen e helikopterit, pasi transportimi i mëtejshëm nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore është i pamundur, për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku ndodhej punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të punonjësit të Policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here