Shqiptarët largohen masivisht nga Shqipëria, Britania e Madhe gati për aksionin më të madh të dëbimit të tyre

0
153

Qeveria britanike po planifikon një deportim masiv gjatë javës së ardhshme të kriminelëve të huaj dhe emigrantëve që ndodhen Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale. Lajmin është bërë me dije britanikja “Daily Mail”.

Sipas “Daily Mail”, nga ky operacion do të depërtohen deri në 300 shtetas të huaj dhe pretendohet të jetë aksioni më i madh i dëbimit i tentuar ndonjëherë brenda 24 orëve.

Ditën e martë pritet të nisen fluturimet çarter të rezervuara nga Ministria e Brendshme në Shqipëri, Kurdistan-in e Irakut dhe Bangladesh.

“Ata që do të deportohen po mbahen në qendrat e largimit të imigracionit, përfshirë Colnbrook, pranë aeroportit Heathrow, ndërsa presin fluturimet” shkruan DM-ja.

Emigrantët janë kapur nga e gjithë Britania dhe janë ndaluar gjatë muajit të kaluar. Autoritetet britanike nuk e kanë pranuar të komentojnë fluturimet e së martës, por “Daily Mail” shkruan se mes të dëbuarve përfshihen kurdë irakianë, shqiptarë dhe shtetas të Bangladesh-it.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here