Pjesë e Alencës për Mbrojtjen e Butrintit, ambjentalisti Sazan Guri ka qënë sot i pranishëm në denoncim që po bën kjo aleancë për koncensionin e parkut natyror që do i jepet për 10 vite një kompanie të huaj.
Sipas Gurit, situata po përgatitet që me ndërtimin e 640 vilave dhe shkëputjen e 832 hektarëve tokë nga Parky Natyror i Butrintit, trau për të hyrë në këtë pasuri natyrore të fillojë përtej Ksamilit dhe jo këtu ku është sot.
Guri: Këta nuk pyesin për ligje mjedisi, por kanë grabitur pyje për të ndërtuar. Ne jemi këtu të ardhur nga Tirana pasi duam të denoncojmë këtë ligj famëkeq. Këta i japin fondacionit të taksojë atë që quhet Akropuli i Buitrintit.
Situata po përgatite që kjo në kushte paqe, me hir me pahir, duke hyrë për në Sarandë të gjithë emrat e fshatrave janë shqip dhe greqisht. Nqs përballë detit kemi kufirin detar që duan ta spostojnë deri në Karaburun, dhe me një tërthore ku bashkë me varret, ku grekët thonë se aty ky bie një ushtar grek është tokë helene, është i vetmi rast pasi këtu ka edhe ushtarë gjermanë dhe anglez, por nuk thonë Anglia dhe Gjermania që është tokë gjermane, angleze apo turke, por kjo zonë e përgatitur me doktrinë për të qënë pjesë helene, dhe sot i afrohen Butrintit kur thonë që është helene.
Pra sot këtu të dashur qytetarë, nqs vjen në Butrint nuk punon telefoni shqiptar por hyn telefoni grek. Pra ti ke hyrë në tokë greke sot dhe nesër kur të ndërtohen ato 640 vila dhe prandaj është marrë toka 832 hektarë, që trau i Butrintit apo kufiri fillimisht i vorioeprit me paqe me dëshirë me pahir do vihet tej Ksamilit, që ti nuk do hysh më me biletë këtu por që në fillim të traut.