Berisha në Kuvend: Minoritetet shqiptare janë shpërfillur totalisht nga qeveria

0
166

Kryetari demokrat, Sali Berisha, foli në Kuvend në lidhje me çështjen e diskriminimit. Ai e nisi fjalën duke u ndalur te diskriminimi i minoriteteve në Shqipëri.

“Kur debaton për këtë temë, mendja të shkon te minoritetet, që jetojnë në shekuj në Shqipëri.

E vërteta është se ata kanë qenë në këto 8 vite, qytetarët shqiptarë të diskriminuar të Europës dhe jo me ligje, por me praktika diskriminuese. Shkoni pak në zonat minoritare, kontrolloni pak se cilat janë investimet e dërguara nga qeveria qendrore në këto zona. Zero! Është ndjekur politika e shpërfilljes totale dhe diskriminimit të plotë të tyre. Shkoni në Korçë. Edhe tregun ua morën.

Faktikisht sot, minorancat sot janë fiktive, për të mos thënë të paqena, edhe pse për statistika, gjysma juaj është gati të regjistrohet si pakicë.

Kjo është situata me minoritetet,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here