Drejt fundit të ‘teatrit’ për Presidentin, Partia Socialiste nis zbatimin e skenarit të vet

0
127

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se procesi për zgjedhjen e Presidentit po shkon drejt përfundimit. Balla është shprehur se në raundin e katërt, PS-ja do të vijë me një kandidaturë.

“Unë mendoj se është një përgjegjësi procesi dhe pjesëmarrja në proces. Ne nuk do ta lëmë vendin pa President. Ne do të propozojmë dikë që bashkë me ne do të ndajë përgjegjësitë. Në raundin e katërt dhe të pestë, Kushtetuta ka përcaktuar se askush nuk mund të marrë peng procesin, nëse opozita ka dëshiruar një President që ta zgjedhë. Kemi ardhur në momentin e përmbylljes së këtij procesi.

E para, dua t’ju them se në raundin e katërt PS-ja do të propozojë një kandidat në varësi të një procesi që jemi duke vijuar që nga maji. Përgjatë porcesit kemi identifikuar dhe vazhdojmë të identifikojmë kandidatura që shqiptarët kanë pritshmëri. Presidenti të jetë një autoritet moral”, tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here