Rrëzimi i Mirakës, Bozdo: Bardhi, Alibeaj e Balla u shndërruan në oficerë të Sigurimit të Shtetit

0
165

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Enno Bozdo, komentoi rrëzimin e kandidaturës së Simon Mirakajt si anëtar i Autoritetit të Dosjeve, pasi shumica në Kuvend mori vendim të mos e votojë kandidaturën e Mirakës për shkak se atë e ka mbështetur me firmë kreu i PD-së, Sali Berisha.

Bozdo deklaroi në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi janë ulur disa herë në tryezë me kryeministrin Rama të gatshëm për të bashkuar votat për të zgjedhur Presidentin e ri.

 

Nëse bashkon votat me Ramën, s’ka ndonjë gjë të keqe t’i bashkojnë dhe të tjerët për një çështje konsensuale siç është Autoriteti i Dosjeve.

U përmend fjala e sigurimit të shtetit. Ata që reaguan ekzaktësisht si oficerë të sigurimit të shtetit ishin Bardhi, Alibeaj dhe Balla, që e di shumë mirë çfarë është.

Nuk u tha që Mirakaj u plotëson apo jo kushtet, por u morën me biografinë e tij, nuk mund ta thotë një përfaqësues i PD, apo Alibeaj, që pretendon se është përfaqësues i të persekutuarve politikë.”-tha Bozdo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here