Skandal në QSUT, nuk kryhen analizat se mbaruan fondet tek koncesionari

0
198

Te sëmurëve rendë në QSUT nuk u kryhen më analiza edhe pse mund të jenë në rrezik për jetën.

Një javë më parë Drejtoria e QSUT u ka dërguar mesazh mjekëve që të reduktojnë analizat pasi fondi është drejt fundit.

Por situata bëhet edhe më alarmante pasi mëngjesin e sotëm, mjekëve u dërgohet një tjetër mesazh ku u komunikohet se buxheti tek koncesionari është ezauruar në masën 100% e nuk mund të kryhet asnjë analizë.

Në mesazhin dërguar mjekëve theksohet se mund të bëhen veç analizat e raportuara me Kod të Kuq dhe asnjë analizë tjetër.

Po ashtu në mesazh nxiret në pah edhe një tjetër skandal, që mjekët që kërkojnë me insistim që të kryhen analizat e pacientëve në gjendje të rëndë kanë bezdisur koncesionarin, e për këtë kërkohet nga shefat e pavioneve qe t’u tërhiqet vëmendja këtyre mjekëve.

E madje, mjekët specializant u ndalohet rreptësisht që të kërkojnë të kryhen analiza.

Image

Edhe para dy muajsh QSUT u përfshi nga skandali pasi mbaroi fondi për laboratorët dhe pacientët u lanë pa analiza, pavarësisht nga sëmundjet, nga më të rëndat në rrezik për jetën.

Laboratorët u dhanë me koncesion nga qeveria me një vlerë prej më shumë se 13 miliardë lekë ose 104 milionë euro, për 10 vitet e ardhshme.

KLSH konstatoi shkelje të rënda në procedurën e dhënies së koncesionit PPP dhe në janar të këtij viti kallëzoi penalisht dhjetë zyrtarë të Ogerta Manastirliut.

Koncesioni u firmos në 24 prill 2019 mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe konsorciumit të kompanive Labopharma me 41%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

Pas koncesionarit fshihen njerëz me lidhje të forta në PS dhe pranë kryeministrit Edi Rama. Edhe te ky koncesion nuk mungon emri i Vilma Nushit, të check up-it, pasi pikërisht ortaku i saj Janis Karathano, pronar i ‘Labopharma’, ka koncesionin e laboratorëve.

KLSH ka arritur në konkluzionin se komisioni duhej të kishte skualifikuar bashkimin e operatorëve, ndryshe nga qëndrimi i Ministrisë që ka pranuar ofertën dhe i ka shpallur fituese.

Koncesioni i laboratorëve hyn te PPP-të skandaloze krahas sterilizimit, hemodializës dhe check up, me miliona euro që shpërdorohen çdo vit nga buxheti i shtetit, ndërsa pacientët nuk përfitojnë shërbimin e duhur mjekësor. /syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here