Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të shëmtuar refuzimin nga mazhoranca të emrit të Simon Mirakës në postin e komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Shumica në Kuvend mori vendim të mos e votojë kandidaturën e Mirakës për shkak se atë e ka mbështetur me firmë kreu i PD-së, Berisha.
“Diskriminim klasor ju u bëni të përndjekurve politikë. Në një akt të shëmtuar, sot refuzuat Simon Mirakën.
Njëri nga ikonat e vuajtjes dhe persekutimit, pasardhës të një familje të shkëlqyer.
Individë që i lidh krimin, i fshijnë emrin si komisioner për Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit,” tha Berisha.
Ndërkohë në Kuvend, Balla tha se mund ta votojnë emrin e Mirakës, në rast se nuk do vijë me firmën e Berishës.
Në një replikë, Berisha tha se ai dhe Gazment Bardhi u bënë bashkë për të rrëzuar Mirakën.
“Ju bashkëautorët e krimit të Elbasanit e dënuat Mirakën sërish,” tha Berisha.