Ende pa firmosur kontratën që do ti jepte autoritet të plotë mbi klubin kuqezi, pronarët e rijnë të Milan po nxitojnë për të vendosur disa piketa. Dy janë prioritetet kryesore, rinovimi i kontratës me dy drejtuesit, Massara dhe Maldini, në skandencë të kontratës pas disa javësh. Pasi të kenë blinduar stafin, do zbresin në fushë, për të blinduar disa titullarë që shihen si e ardhmja e klubit, i pari në këtë listë është Rafael Leao.
Sulmuesi portugez ka një kontratë deri në 2024, gjithashtu ka një klauzolë largimi prej 150 milionë euro, kjo është një shifër e majme, por në kushtet se si po zhvillohet sot merkato, kjo shifër konsiderohet e ulet nga drejtuesit e Milan.
Sipas AS, paraqitjet e shkëlqyera të Leao-s kanë zgjuar interesimin e Real Madrid, fituesit e freskën të Champions League. Pasi dështuan me Mbappe, drejtuesit e klubit spanjoll kërkojnë të transferojnë në Madrid një tjetër yll të futbollit evropian, Leao do të ishte ideali.
Të vetëdijshëm për forcën ekonomike të Real Madrid, Milan ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e Leao-s për të rritur klauzolën e largimin, dëshirojnë ta çojnë në 200-250 milionë euro. Real Madrid mund ti josh duke i ofruar para kesh plus lojtarë si Asensio dhe Luka Jovic, por për momentin Leoa ka fituar statusin si i paprekshëm.