Meta dekoron profesorin e njohur të shkencabe ekonomike: Sherif Bundo, kontribute të vyera shkencore dhe publike

0
225

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot profesorin e shkencave ekonomike Sherif Bundo.

Ne reagimin e tij, Presidenti pohoi:

Profesor Sherif Bundo është një personalitet i shquar i shkencave ekonomike, autoritet i spikatur akademik dhe i respektuar në shoqërinë shqiptare, i cili prej dekadash është i angazhuar në edukimin e brezave të rinj në fushën e financës dhe kontabilitetit.

Në vlerësim të kontributeve të vyera shkencore dhe publike, në financa e mësimdhënie në shkollat e larta ekonomike, duke manifestuar ndjenjë të lartë përgjegjësie publike dhe profesionalizmi në mbrojtjen e pakompromis të interesave kombëtare, i akordova sot Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Mirënjohje për ndihmesën e rëndësishme të dhënë në rritjen e rolit të biznesit shqiptar dhe angazhimit të tij të çmuar në ndihmë dhe në përkrahje të zërit të sipërmarrësve vendas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here