Moratoriumi i gjuetisë / Ekespertët: I pavlefshëm! Mungojnë strukturat kontrolluese

0
191

Moratoriumi i gjuetisë do të vijojë edhe për 5 vite të tjera.

Për organizatat që kanë në fokus mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve të egër, edhe kjo nismë nuk do të japë rezultate nëse nuk shoqërohet nga ndryshime ligjore.Ndalimi i përkohshëm i gjuetisë, përveçse në zonat ku ka mbipopullim të kafshëve apo shpendëve të egër, do të vijojë edhe për 5 vite të tjera.

Ky është moratoriumi i tretë pas atyre në vitet 2014-2016 dhe 2017-2021.

Po sa ka funksionuar deri kjo masë e kushtëzuar nga masakra mbi kafshët?

Për të folur edhe më shumë në lidhje me këtë temë ishin të ftuar ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv Joni Vorpsi – specialist PPNEA, Themi Pierri- President i Federatës Kombëtare për Gjueti dhe Konservim në Shqipëri.

Pierri tregoi ndë r të tjera se mungesa e e strukturave kontrolluese ka ndikuar negativisht teksa thkesoi se është i dhimbshëm fakti që janë shtuar shume lokalet që sherbejnë kafshë dhe shpend të egra.

“Nuk mund të shpallësh moratorium gjuetie dhe të shkrish sturkturat e mjedisit që e kontrollojnë këtë .

E them me plot gojë se nëse do ketë dhe një moratorium tjetër 5 vjeçar edhe ato pak shpend që na kanë ngelur nuk do të jenë më .

Të gjithë gjuaJnë po të shikosh hartën e lokaleve që gatuajnë mishin e kafshëve dhe shpendëve të egra harta është shumë e gjerë.

Duke mos pasur grupe kontrolli dhe struktura që monitorojnë gjuetinë e paligjshme , kjo bëhet më e lehtë”, u shpreh Pierri.

Vorpsi: Pjesa e kontrollit të territorit nuk funskionon, policia nuk ka kapacitet ,sherbimi pyjor është zhberë tashmë , inspektoriati i kontrollit të territorit do infrastrukturën e posaçme dhe shumë persona për të kontrolluar këtë në terren.

Duhet patajetër që ligji të përmirë sohet. Nuk është më shërbimi pyjor, dhe institucionet që jepnin leje nuk janë më .

Duhet të ishte shtyrë përpara sepse ka 7 vite që nuk është krijuar një ligj dhe nuk janë krijuar struktura të posaçme”, u shpreh Vorpsi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here