Ngjarja në Librazhd/ Mentor Kikia: Media tregoi mungesë etike dhe profesionalizmi

0
132

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, ka komentuar cënimin e privatësisë së një gruaje në Librazhd nga mediat, të cilat përdorën video nga momentet e saj private.

Kikia tha se media ka treguar mungesë etike dhe profesionalizimi, për të marrë klikime dhe audiencë.

“Vërtetë është një çështje thellësisht private e një njeriu, por në atë shtëpinë në Librazhd dhe të kësaj gruaje përmblidhet e gjithë historia e Shqipërisë. Ky është vetë realiteti jonë, burra që emigrojnë me vite të tëra kur vijnë nuk mbajnë mend numrin e kalamajve, ky është rasti kur burojnë krime në shoqëri.

Kjo është më e thellë se tradhtia e një gruaje. Problemi tjetër është drama e medias, mungesë etike dhe profesionalizmi. Kjo nuk u trajtua në plagën e madhe të shoqërisë shqiptare, por u trajtua si sensacion për klikime. Media nuk trajtoi dramën sociale por u turr pas klikimeve. Dimensioni i tretë është injoranca masive e shoqërisë”, tha Kikia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here