Pyetja është: Jeni me Vjosën apo me Aleksandrin?!

0
299

Nga Gëzim Saliu

Një ditë më parë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shkëmbyen replika mes tyre lidhur me nismën rajonale ‘Ballkani i Hapur’. Kjo nismë e cila është mbajtur në këmbë nga dyshja Rama-Vuçiç e ndërsa si një vagon mbështetës ka shërbyer prej kohësh  ish-kryeministri i Maqedonise se Veriut Zaev, ka hasur në kundërshtinë e të gjithë vendeve të tjera ballkanike.

Kosova po ashtu ka qenë vijeushmërisht një zë i fortë kundër kësaj nisme, duke vënë në dukje kundërshtitë e saj, të cilat u bënë me dije edhe nga Presidentja Osmani në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore që u mbajt në Mal të Zi.

Në replikën e saj me atë që u cilësua si kryeministri i tretë shqiptar në Balkan, Osmani dha një koment sa sinjfikativ aq edhe thumbues ndaj opinioneve mbështetësë të Abazoviç për “Open Balkan.

‘Se a është dikush lider i zgjedhur në mënyrë demokratike, që beson në vlerat e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe në demokracinë dhe a është dikush ish-ministër i propagandës së regjimit të ish-kreut të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviqit, kjo duhet të ketë rëndësi. Në të kundërtën, porosia që po dërgojmë është se nuk ka rëndësi nëse je presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky apo presidenti i Rusisë, Vladimir Putin’.

Kjo frazë e përzgjedhur me kujdes nga Presidentja e Kosovës për të përcjellë mesazhin e duhur te shqiptari tjetër në krye të qeverisëse të Malit të Zi, ishte në fakt një mesazh i dyfishtë që i drejtohej edhe shqiptarit Edi Rama që e cilëson kosovarin publiksht si vëlla, por në tryeza e inicativa ulet me Serbinë.

Dhe si për ti vënë vulën paralajmërimit të Osmani nga Mali i Zi, mendoi vetë Aleksandër Vuçiç, i cili në rikonfirmimin për postin si kryetar shteti bëri betimin para parlamentit serb me këtë tekst: “Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”.

Që këtu diskutimi ka marrë fund. Çdo tryezë e minishengenit e më pas Ballkanit të Hapur ka shërbyer dhe do vazhdojë të shërbejë si furçë për fqinjësinë e mirë dhe marëdhëniet e reja mes serbëve dhe shqiptarëve.

Kjo është thjesht një propagandë e vajisur mirë nga fondacioni ‘shoqëria e hapur’, që qëndron pas kësaj iniciative që në publik përfaqësohet nga dyshja Rama-Vuçiç.

Serbia nuk ka ndryshuar as një milimetër qëndrim në raport me Kosovën, ndërsa Rama pretendon të ulë për bashkëpunim Vuçiçin me Kurtin apo Osmanin, kur Beogradi e sheh Prishtinën si pjesë të tij!

“Ku të të çon mushka”- është një frazë popullore e shqiptarëve, e cila padyshim do ishte një thirrje e dalë nga shpirti për kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ndaj dhe diskutimi për Balkanin e Hapur merr fund këtu për çdo shqiptar, përfshi Edi Ramën dhe Dritan Abazoviçin, që i përbashkon mes të tjerave miqësia me djalin e George Soros.

Nuk ka vijë të mesme; Ose je me Vjosa Osmanin që mbron territorialitetin e Kosovës dhe paralajmëron qëllimet e mbrapshta të ish-ministrit të propagandës së Milosheviçit ose mbështet Aleksandër Vuçiçin, i cili e thotë qartë e pa dhimbje në gjuhë se Kosova është pjesë e Serbisë”.

Të tjerat janë thjesht pallavra!  Kush do perspektivën e këtij rajoni, nuk ja ka nevojën Ballkanit të shqyer, mjafton e tepron procesi i Berlinit!

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here