Xhixho: Procesi për presidentin, farsë. Do kërkojmë transparencë për çështjen e detit

0
135

Deputetja Erisa Xhixho, procesin për zgjedhjen e presidentit, e ka konsideruar farsë, pasi sipas saj PS do e zgjedhë vetë kreun e shtetit.

Në një intervistë për Ora News, ajo tha se nuk ka pasur vullnet për të zgjedhur një president që të përfaqësonte forcat politike.

Erisa Xhixho: Ne kemi shprehur qëndrimin që në krye të herës. PS ka thënë që i ka votat dhe presidentin do ta zgjedhin vet. Kjo ka qenë një farsë, një humbje energjie për të parë se ka proces, por në fakt nuk ka proces. Nuk ka pasur vullnet për të zgjedhur një president që përfaqësonte të gjithë forcat politike. Ndryshimet e 2008 kanë qenë ogur zi për fatet e Shqipërisë, ndaj jemi në këtë situatë që jemi sot.

Lidhur me çështjen e detit mes vendit tonë, Xhixho tha se deklarata e ministrit të jashtëm grek Nikos Dandias, ku tha se Ilir Meta, po pengon që procesi të shkojë në Hagë ishte shumë e rëndë.

Më tej ajo tha se vendimarrja e Ramës për ta çuar këtë çështje në Hagë ha debat, ndërsa theksoi se nuk është bërë asgjë transparente.
Erisa Xhixho: Deklarata e Ministrit të Jashtëm te Greqisë ishte shumë e rëndë. Të thuash që Kryeministri në bisedime me ministrin e jashtëm të anatemoi presidentin e Republikës dhe të nxjerrë deklarata të rreme, ku vetë Meta në një deklaratë konfirmoi se i vetmi që ka për negociatat në çështjen e detit është i vitit 2019.

Besoj se vendimarrja e Ramës për ta çuar këtë çështje në Hagë ha debat. Nuk ka pasur kërkesë për autorizim për hyrje në negociata. Pse nuk e kemi informacion? Pse po mbahet e fshehtë? Kush janë negociatorët? Ka një informacion që vjen nga palë të ndryshme dhe padyshim që ne do të kërkojmë transparencë mbi këtë çështje të ndjeshme për qytetarët. Qëndrimi i Metës sot erdhi si pasojë e një deklarate të ministrit të jashtëm grek, por edhe opinionin publik në qëndrimin që ka pasur në çështjen e detit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here