Një 30 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se duke I premtuar pasaportë shqiptare ka përvetësuar 16 mijë euro një shqiptari nga Kosova.
Gruaja nga Berati dyshohet se “me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij, procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare” informon policia e Tiranës .
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të shtetases V. G. Ndërkohë banorja e Beratit u arrestua për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.